Një politikan i partisë populiste gjermane AfD, Andreas Winhart, ka ngjallur shumë debat në Gjermani, me fjalimin e tij të fundit me nota përçmuese për shqiptarët dhe afrikanët që kërkojnë azil në Gjermani.
Sipas mediave vendase Winhart në një fjalim të fundit para fushatës së partisë të ekstremit të djathtë në Bad Aibling, i quajti shqiptaret hajdutë. Ndërkohë që azilkërkuesit dhe emigrantet afrikane si bartës të SIDA-s.
“Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen të vijnë si ndihmës mjekë në “shtëpitë tuaja dhe të pastrojnë dhomat tuaja (duke nënkuptuar vjedhjen), atëherë ju bashkohuni partinë AfD”, tha Winhart.
Nderkohe qe afrikanet i etiketoi negro dhe deklaroi se përmes azilkërkuesve nga Afrika janë shtuar sëmundjet e tuberkulozit dhe SIDAS.
“Unë duhet ta di, kur fqinji im nigerian puthet ose teshtin, a është i sëmurë ose jo?,” – tha ai.