Publicisti Mustafa Nano ka kërkuar ndjesë për sjelljen e tij të para dy ditëve në emisionin “Opinion” ku u përplas ashpër me deputetin e PD-së Ervin Salianji të cilit iu drejtua me fjalë fyese.
Por Nano ka deklaruar sontë në po të njëjtin emision ka kërkuar ndjesë për sjelljen e tij. Ai tha se ka reflektuar dhe tha se shpreson që të mos përsëritet më.
“Me qenë se e hape këtë, isha të martën këtu, dhe kam reflektuar, ishte sjellje e gabuar, sjelljen time nuk e shpjegon asgjë. Unë u këerkoj ndjesë të gjithë atyre janë mërzitur me mua, shpresoj që të mos përsëritet më’, tha Nano.
Mustafa Nano e quajti Salianjin “dhi e zgjebosur”, “zar i vogël” dhe që ishte penguar që i kishte dhënë dorën në dy raste, pasi nuk e kishte merituar.
“O idiot, kjo është idiotësi. O k*** kandari do përfundosh në burg”, iu drejtua para dy ditësh Nano, Salianjit.
Salianji tha se këto ishin provokime me qëllim për të hequr vëmëndjen nga skandali i audio-përgjimit të vellait të ministrit të Brendshëm.
Më tej deputeti iu drejtua Nanos: Zhvishu lakuriq, por nuk e tërheq dot vëmendjen. (B.H/Faxweb)