11:49 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ambulanca u vonua një orë, dëshmitari rrëfen vrasjen e të riut: Doja ta merrja në kurriz e ta çoja në spital, s’më la policia (Video)

11:40 | 12/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambulanca u vonua një orë, dëshmitari rrëfen vrasjen e të riut: Doja ta merrja në kurriz e ta çoja në spital, s’më la policia (Video)

Të tjera detaje mësohen lidhur me vrasjen me thikë të Holti Hajdarit mbrëmjen e djeshme në zonën e Misto Mames në kryqytet.

I riu mësohet se është qëlluar për 12 herë me radhë me thikë në të gjithë trupin, ndërsa ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gazetarja e Fax News Eksiola Shehu raporton se një nga pistat ku dyshon Policia është ajo e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe konflikteve që ka pasur për këtë shkak me persona të tjerë.

Holti Hajdari jetonte i vetëm në banesë, dhe punonte në një lavazho në kryeqytet. Babai i tij jetonte në Greqi, ndërsa nëna ka ndërruar jetë pak kohë më parë.

Nuk dihet ende nëse është tërhequr trupi i viktimës nga morgu. Mësohet se sherri ka nisur që në banesë për të vijuar më pas gjatë gjithë rrugicës së banesës, ku dëshmitarë shprehen se kanë dëgjuar dhe të bërtiturat.

Një prej banorëve të lagjes dhe dëshmitar i vrasjes me thikë shprehet se në banesën e Holtit vinin shpesh të rinj që merrnin drogë, po sipas tij vetë viktima nuk merrej me shitjen e lëndëve narkotike.

Banori tregon se e ka gjetur Hajdarin të shtrirë në rrugicë, dhe saktëson se ambulanca ka vonuar me rreth një orë që të shkonte në vendngjarje. Dëshmitari shprehet se Holti i ka treguar se e ka plagosur i njëjti person si herën e shkuar.

Po ashtu dëshmitari tregon se Hajdari edhe më parë është plagosur me kaçavida dhe me mjete të forta, dhe policia nuk ka marrë asnjë masë për mbrojtjen e tij, pavarësisht se vetë banorët thonë që kanë denoncuar faktin se në banesën e Hajdarit vazhdimisht shkonin persona të rrezikshëm dhe konsumues droge.

‘’Ja mu këtu ka qëndruar një orë shtrirë, derisa desha me e kapur vetë në kurriz dhe ta çoja në spital. Vrasësi ishte me kapuç më tha, policisë ia tha emrin ja tregoi. Në ato momente më tha vetëm kaq, ‘’ishte ai që më ra herën e parë”. Te shtëpia e tij vinë rreth 50 drogaxhinj, policia ka qenë e njoftuar dhe nuk ka ndërhyrë. 

Ata i jepnin ndonjë 2 mijëlekësh Holtit, ka qenë njeri pa njeri. Ka qenë shumë njeri i mirë, as nuk vidhte, fillova tu qa kur e mora vesh. Faji ka qenë i ambulancës dhe i policisë që nuk ka bërë punën. Unë isha bashkë këtu me fëmijët e mi. Vrasësin e pashë, iku për në drejtim të Misto Mames, ishte me kapuç”, shprehet banori i përlotur.



(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

“Si t’u duk?”, Dua Lipa i futet në shtrat moderatorit të njohur (Video)

Para

Vijon prishja e ndërtimeve tek ‘Syri i Kaltër’, fadroma rrafshon objektet (FOTO)

Para
Vijon prishja e ndërtimeve tek ‘Syri i Kaltër’, fadroma rrafshon objektet (FOTO)

Vijon prishja e ndërtimeve tek ‘Syri i Kaltër’, fadroma rrafshon objektet (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.