Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” në Top Channel ndër të tjera është pyetur edhe për ndryshimin sipas tij mes trajnerit aktual të kombëtares Cristian Panucci dhe ish-trajnerit De Biazi.
Duka tha se përveç emrit të ndryshëm, De Biazi është më diplomat, ndërsa Panucci më i drejtpërdrejtë.
“Njëri e ka emrin Xhani, tjetri Kristian…i pari është më diplomat, i dyti më i drejtpërdrejtë”, tha Duka.
Ndërkohë i pyetur se kur do të jetë gati “Arena Kombëtare”, kreu i FSHF-së deklaroi: “ Në 2019-n, objektivi është në mars”. (B.H/Faxweb)