12:41 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konflikti për ashensorin, QSUT mbetet pa rezonancë magnetike

13:27 | 14/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konflikti për ashensorin, QSUT mbetet pa rezonancë magnetike

Ka ngecur puna për vendosjen e rezonancës magnetike në repartin e neurologjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”. Mbi 5000 pacientë në vit rrezikojnë të mos e kryejnë rezonancën në rast të moszgjidhjes së situatës.

Firma që ka fituar tenderin denocnon në Fax News ngecjen e punimeve për shkak të mos marrëveshjeve me drejtorinë e QSUT-së. Shkak për këtë është bërë një ashensor pranë vendit ku do të instalohet rezonanca magentike.

10 ditë më parë firma “Sear Medical” është drejtuar në repartin e neurologjisë për të përshtatur terrenin për vendosjen e rezonancës e cila do të vijë në Shqipëri në muajin nëntor, por ka hasur disa probleme për vendosjen e saj.

Ashensori që bën të mundur lëvizjen e pacientëve në këtë spital nuk mund të punojë njëkohësisht me rezonancën magnetike pasi ashensori ndodhet shumë afër ambientit do të instalohet rezonanca e re.
Kjo gjë sjell krijimin e fushave magnetike në momentin kur lëviz ashensori. Lëvizja e ashensorit sjell prishjen e imazhit duke ulur cilësinë e ekzaminimeve që do të kryhen me këtë rezonancë.
Vendosja e rezonancës në këtë ambient do të sjell, kufizimin e ashensorit gjatë momentit që punon rezonanca. Firma në fjalë kërkon largimin ose ndryshimin e rezonancës me 6 metra nga ashensori apo zvëndësimin e ashensorit ekzistues me një ashensor me material antimagentike.

Për situatën e krijuar, firma i ka dërguar disa shkresa drejtorisë së QSUT-së dhe përgjigja që ka marr është së ndërhyrja për këtë ashensor duhet të bëhet nga ana e kompanisë dhe me kostot e kësaj të fundit.
Për situatën është vënë në dijeni edhe ministrja e shëndëtsisë dhe e mbrojtjes sociale si dhe kryeministri i vendit.

Rezonanca magentike pritet të vijë në Shqipëri në muajin nëntor dhe nëse nuk vendoset, rrezikon të digjet. Ata të cilët do e vuajnë më së shumti këtë situatë janë pacientët, pasi cdo ditë janë rreth 15 pacientë që kryejnë rezonancën në këtë spital.

(J.D/Faxweb.al)

 

Pas

Udhëtimet e Ballës me trafikantin, deputeti: Le të thotë se Edmond Bego ishte i ftuar në Parlamentin Europian

Para

“Fundjava ndryshe” e Edi Ramës, Fax News zbulon prapaskenat e projektit elektoral, ‘ultimatumi’ për krerët e PS

Para
“Fundjava ndryshe” e Edi Ramës, Fax News zbulon prapaskenat e projektit elektoral, ‘ultimatumi’ për krerët e PS

“Fundjava ndryshe” e Edi Ramës, Fax News zbulon prapaskenat e projektit elektoral, 'ultimatumi' për krerët e PS

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.