Albert Veliu i njohur për të gjithë si Babalja në një intervistë dhënë gazetares Eni Vasili për emisionin “Open” rrëfeu se si është jeta e një azilkërkuesi. I pyetur nga gazetarja se nëse mendon se autoritetet e Kosovës do t’i japin azil apo jo ai u shpreh se beson tek shteti i Kosovës dhe tek policia atje gjë që nuk mund ta thotë për Shqipërinë.
Gazetarja: Zoti Veliu faleminderit që pranuat ftesën për intervistën tonë dhe dua që ta fillojmë këtë intervistë me disa pyetje rreth jush. Si po i kaloni ditët në qendër të azilkërkueseve në Kosovë?
Albert Veliu: Po mirë si azilant jetojmë brenda azilit.
Gazetarja: Mendoni se autoritetet e Kosovës do t’ju japin azil?
Albert Veliu: Pooo besoj se shteti i Kosovës është më i drejtë nga lart se shteti i Shqiperisë, janë më korrekt, policinë e kanë më korrekte dhe gjithçka e kanë me korrektë se sa shteti jonë. Janë shtet më korrekt.
Gazetarja: Po por policia e Kosovës erdhi pak ditë më parë dhe ju arrestoi.
Albert Veliu: Erdhi me urdhër të tjetër kujt.
Gazetarja: Me urdhër të kujt?
Albert Veliu: Të një pale, shteti tjetër poshtë që unë s’ mund ta zë në gojë që është me urdhër të kujt sepse shteti i Kosovës nuk mund të vinte të më arrestonte mua në mes të azilit pa urdhërin e dikujt pas Shqipërie.