16:30 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Olldashi dhe Çollaku në Prokurori, reagon shoqata e gazetarëve: U është bërë presion, të zbardhet sa më parë e vërteta!

14:37 | 16/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Olldashi dhe Çollaku në Prokurori, reagon shoqata e gazetarëve: U është bërë presion, të zbardhet sa më parë e vërteta!

Shoqata e gazetarëve profesionistë të Shqipërisë ka reaguar lidghur me dy çështjet e fundit të prokurorisë ku janë thërritur për të dhënë dëshmitë e tyre dhe Basir Çollaku dhe Jetmir Olldashi.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë nxit prokurorinë, që në procesin e zbardhjes së dy cështjeve, të respektojë punën investigative të gazetarëve Jetmir Olldashi e Basir Collaku, e të mos ndikohet politikisht në procesin e hetimeve.

Deklarate per gazetaret Jetmir Olldashi dhe  Basir Çollaku:

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë po ndjek me vëmendje përfshirjen e dy gazetarëve investigativë Jetmir Olldashi dhe Basir Collaku, në dy procese hetimore, ku figurojnë edhe emra politikanësh të lartë.

Jetmir Olldashi, gazetari i njohur publikisht se realizoi një intervistë me Albert Veliun dhe i siguroi mjetet për të realizuar një përgjim telefonik, ku pretendohet implikimi në trafik ndërkombëtar droge, i vëllait të ministrit të brendshëm, po përballet me masën “Detyrim paraqitje“, pasi akuzohet se ka synuar të denigrojë figurën e ministrit të brendshëm.

Sic na informon, gazetari Olldashi është ndeshur me presion e kërcënime gjatë seancave të pyetjeve në prokurorinë e krimeve të rënda, për të treguar burimin e informacionit, që refuzon ta deklarojë, një e drejtë që ia njeh ligji, në këtë fazë të hetimeve. 

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë nxit prokurorinë, që teksa bën detyrën për të zbardhur sa më shpejt të vërtetën, të respektojë punën e gazetarit, aspak e lehtë, kur bëhet fjalë për një investigim që përfshin edhe politikanë të lartë, e në pushtet.

Me të njëjtën vëmendje po ndjekim edhe hetimin ndaj gazetarit Basir Collaku, i paditur pas publikimit të një interviste, që realizoi me një nënkomisar policie, në proces azili politik në një vend të BE, që përmend gjatë intervistës emra politikanësh e zyrtarësh të lartë, e pretenduar se është kërcënuar me jetë, për të anashkaluar një rast të denoncuar dhune, nga djali i një deputeti të mazhorancës. Edhe në rastin e z.Collaku, hetimi përfshin politikanë të lartë në pushtet dhe gazetari është paditur për kallëzim të rremë e shpifje, nga një politikan i lartë i mazhorancës në pushtet.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë nxit prokurorinë, që në procesin e zbardhjes së dy cështjeve, të respektojë punën investigative të gazetarëve Jetmir Olldashi e Basir Collaku, e të mos ndikohet politikisht në procesin e hetimeve. Eshtë detyrë e cdo gazetari, investigimi e raportimi publik i rasteve kur ligji shkelet, apo abuzohet me detyrën, qofshin qytetarë, zyrtarë apo edhe persona në pushtet, e me imunitet.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Qeveria e Mark Frrokut në epokën e Mark Zuckerberg

Para

I theu hundën këngëtarit dhe i ngacmoi gruan, futbollisti i njohur rrezikon dënimin me 12 vite burg

Para
I theu hundën këngëtarit dhe i ngacmoi gruan, futbollisti i njohur rrezikon dënimin me 12 vite burg

I theu hundën këngëtarit dhe i ngacmoi gruan, futbollisti i njohur rrezikon dënimin me 12 vite burg

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump publikon mesazhin e Rutte, shefi i NATO-s e përgëzon për vendimin ndaj Iranit

Sulm raketor rus në Dnipropetrovsk, të paktën 9 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

13 të vrarë nga bombardimet në Ukrainë, Zelensky: Europa dhe SHBA të veprojnë më shpejt

Kancelari Merz në samitin e NATO-s: Angazhimi për sigurinë e Izraelit është i panegociueshëm

PD kërkon nga KQZ pamjet filmike të magazinës në Lundër para zgjedhjeve

Mbrojtja Civile paralajmëron: Temperaturat do të shkojnë deri në 40°C, rrezik për qytetarët

Trump shtyn gjendjen emergjente në Ballkanin Perëndimor për një vit tjetër

Trump zbulon bisedën me Putin: “Nuk dua ndihmë për Iranin, por për Ukrainën”

Deputeti demokrat Flamur Noka paditet ne GJKKO per shpifje dhe fyerje

Tensionet Iran-Izrael zbuten, çmimet e karburanteve në Kosovë pritet të bien

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.