Është e zakonshme që në punimet infrastrukturore në vendin tonë të ketë devijime nga projektet që i prezantohen publikut, po ka dhe raste kur ngjashmërinë mes asaj që tregohet në letër dhe punës në terren duhet ta kërkosh me lupë.
Kjo ka ndodhur së fundi dhe me projektin e Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e rrethrrotullimit të Zogut të Zi.
Nëse projekti i prezantuar pak muaj më parë paraqiste një trotuar për këmbësorët, që vështirë se nga mund të gjendeshin aty sa kohë nuk parashikoheshin vija të bardha apo mbikalim, në projektin e përfunduar mund të shihet vetëm një fushë me bar, dhe një sklupturë në mes që na ka kushtuar miliona si taksapagues.
“Cosmic S” quhet skulptura e vendosur në mes të rrethrrotullimit, e punuar nga Helidon Xhixha, që Bashkia e Tiranës e ka prezantuar në kronikat e saj si një nga artistët më të kërkuar në të gjithë botën.
Brend 10 viteve ky mbikalim është shembur nga e para tre herë me radhë, për shkak se drejtuesit e Bashkisë së Tiranës kanë pasur ide të ndryshme për pamjen e tij.
Në rastin e fundit Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, nuk ka denjuar që të bëjë publike as kostot që ka sjellë ky projekt në buxhetim vjetor të pushtetit lokal.
(E.K/FAXWEB.AL)