Avokati, Ilir Murati në ambjentet e Gjykatës së Apelit u shpreh se vendimi për Rexhep Rrajan ishte i padrejtë, pasi nuk përcaktohet koha e dhunimit të Xhisiela Malokut. Ndër të tjera avokati u shpreh se Xhisiela nuk është një vajzë ekstravagante por një qytetare e nderuar.
“Këtë kërkon ligji, unë nuk përcaktova krah. Media e politizoi rastin së bashku me politikën. Media e shtrembëroi faktin . Nuk përcaktohet koha e dhunimit, kur është dhunuar. Gjykata është nën presion vendimi është i padrejtë. Xhisiela Maloku nuk është vajzë ekstravagante është një qytetare e nderuar”, tha avokati para gazetarëve.
Sot Gjykata e Apelit la në fuqi masën arrest me burg për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Pavarësisht pretendimeve të këtij të fundit, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krujës.
Kërkesën për lirimin e tij e ka dorëzuar avokati i Rrajës Ilir Murati. Avokati i Rrajës thotë se klienti i tij po mbahet padrejtësisht në burg pasi denoncimi i Xhisiela Malokut është bërë për shkak të xhelozisë.
Madje Murati thotë se “ka plot vajza që digjen për ‘hobi’ me cigare në trup”. Ai ka thënë se nga pamjet e kamerave Rexhep Rraja dheXhisiela Maloku dolën të përqafuar nga hoteli.
(J.D/Faxweb.al)