Pas publikimit në Fax News, të lajmit për arrestimin padrejtësisht të një 30 vjeçari Dead Kapaj në Vlorë dhe apelit të nënës së tij Merushe Kapaj për lirimin e të birit. Materiali i publikuar në 8 shtator ne Fax News, pas ndjekjes së materiali është vetëofruar për të mbrojtur rastin avokati Kujtim Cakrani. Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore përfundimtare ndaj të pandehurit.
30 vjecari Dead Kapaj, është vënë në prangat e policisë në 30 janar të këtij viti, pasi ai së bashku me nënën dhe motrën ka shkuar në komisariat për të denoncuar dhunën fizike, që bashkëfshatari i tyre Çlirim Limo ka ushtruar ndaj dy femrave të familjes. Dead Kapaj është mbajtur në arrest me akuzën e vjedhjes së një pushkë deti, edhe pse nuk ka pas asnjë prove për implikimin e tij. ndërsa vjedhje è pretenduar është kryer në 17 janar.
Pasi kanë shkuar familjarisht për të denoncuar dhunën fizike Deadi është mbajtur në arrest. Pas 8 muajsh burg, pa u mbajtur asnjë seancë gjyqësore deri në vetëofrimin e avokatit Cakrani, përgjigja e prokurorit të çeshtjes hyrjet lamaj ka qenë se po vijojnë hetimet.
Këtë të enjte datë 18 shtator, është mbajtur seanca përfundimtare. Me trup gjykues.
Gjyqtare Atalanta Zeqiraj, avokat Kujtim Cakrani. Prokurori Kyrjet lamaj. I pandehur Dead Kapaj.
Në relacionin e prokurorit Lamaj, pa prezantim provash është kërkuar dënimi i Dead Kapaj me 2 vite burgim për vjedhjen e një pushke deti, si dhe 3 muaj të tjerë për veprën e mbajtjes së armeve sportive.
Avokati Cakrani ka kërkuar hedhjen poshtë të çdo akuze, pasi asnjëra prej tyre nuk është e provuar, nuk ka asnjë prove ka thënë Cakrani se Kapaj ka kryer vjedhjen e pushkes së detit dhe aq më tepër për prodhim dhe mbajtjes të armëve sportive. Në asnjë pjesë të dokumentacionit nuk provohet vjedhje e armës sportive.
Cakrani ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tij dhe shpalljen të pafajshëm. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj pas tërheqjes për marrjen e vendimit ka vendosur dënimi è Kapaj me 2 vite burgim edhe pse në seancë, nuk u paraqit asnjë prove për implikimin e tij.
Me 1të 3 e vendimit Kapaj u dënua me 16 muaj burgim. Që përkthehet edhe 3 muaj të tjerë burgim. Ky vendim ka qene i papranueshëm për avokatin Cakrani. Ai ka thënë se tani do t’i drejtohet Apelit, duke qëndruar në pafajsine e klientit.
Pas seancës Merushe Kapaj ka falendëruar avokatin dhe televizionin për mbështetjen e vazhdueshme dhe cuarjen deri në fund të çeshtjes.
(J.D/Faxweb.al)