Ajola Xoxa pak ditë pasi është bërë mami e Kajanit, ka bërë një dedikim të veccantë në rrjetet sociale për djalin e saj. Duke publikuar një foto të bërë pak orë para ardhjes në jetë të djalit Ajola shkruan se jeta e saj tashmë ka marrë një tjetër kuptim.
Ajo shpreson që Kajan të marrë tiparet më të miri të gjyshërve dhe të afërmve të tij, duke shtuar se tashmë e gjithë zemra e saj qëndron te i vogli.
Reagimi i plotë:
Kjo fotografi eshte marre 12 ore perpara se ti te vije ne jete Kajan, e te na e mbushje jeten plot me driten e bardhe te rrezes se pare te agimit.
Mami uron qe ti te rritesh i shendetshem, te behesh nje njeri i mençur, i mire dhe i drejte, te te udheheqi ne jete gjithnje dashuria dhe asnjehere inati; te behesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemren plot miresi si nena Valbona dhe plot dedikim si nena Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, te kesh buzeqeshjen gjithe drite si gjyshi Luani qe te mbron nga qielli, zemren te paqtë si stergjyshja Gano dhe te jesh cool si xhaxhai Arbi.
Nga mami tashme ti e ke marre te gjithe zemren dhe zemra ime qendron e gjitha aty brenda zemres tende te vogel, pergjithmone.
(E.K/FAXWEB.AL)