Policia ka arritur të vërë në pranga një efektiv të burgjeve.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i arrestuari është një efektiv i policisë së burgut të Fushë Krujës, i cili akuzohet për veprën penale të vjedhjes.
Të njëjtat burime thanë se i arrestuari është Sokol Pjetërgjokaj, i cili është vënë në pranga në vendin e tij të punës.
Pjetërgjoka akuzohet se ka vjedhur një shtetas nga Kosova, i cili e kishte çuar me makinën e tij deri në vendin e punës, por ky i kishte vjedhur atij një çantë me 800 euro dhe disa dokumente. Mësohet se çantën e vjedhur e kishte futur në kasafortën e punës.
(B.B/ Faxweb.al)