Imazhet e urës “Morandi” të Genovës pas tragjedisë në gushtin e kaluar janë një plagë e hapur për gjithë Italinë. Një tjetër shenjë për Italinë që thellohet me rrënjët e saj në Kalabri, por që po i zgjat tentakulat në pjesën më të madhe të territorit është Ndrangheta.
Raffaele Cantone, presidenti i Anac, disa muaj më para theksoi rrezikun e organizatës më të rrezikshme kriminale europiane e cila mund të infiltrohet në punën e rindërtimit të urave dhe rrugëve.
E kishte përmendur në një skenar institucional, që është Komisioni i Transportit i Dhomës. Një rrezik i shpërndarë gjerësisht nga prokurori kombëtar anti-mafia Federico Cafiero De Raho i cili kaloi disa vjet në shërbim në zonën e Calabrisë.
Ura Morandi, pse i frikësohen “Ndranghet-ës”?
Ajo që vuri në dukje rolin e kriminalitetit kalabrez në territorin e ligurias ishte ‘Sole 24’ që rithekson faktin e përmendur në dokumentin e Antimafias, ajo e ekzistencës së një dosje dedikuar “Ndranghetas” në Liguria.
Ato merren me “punë të mëdha, ndërtim, asgjësim dhe transportim të mbeturinave të veçanta” dhe nuk ka mundësie më të mirë për te treguar lidershipin e tyre,se ajo e rindërtimit të Urës Morandi?
(J.D/Faxweb.al)