Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur.
Sipas medieve vendase, ngjarja ka ndodhur në qytetin Veroli, ndërsa viktima është 61-vjeçari Ibrahim Falli.
Të njëjtat burime shkruajnë se shqiptari ka qenë duke shkuar për në punë, kur ka humbur kontrollin e mjetit të tij, duke u përplasur me disa makina, ndërsa dyshohet se shqiptari mund të ketë pësuar infarkt.
Ndonëse 61-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ai nuk ka arritur të shpëtojë, ndërsa ekspertët po punoujnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(B.B/ Faxweb.al)