18:49 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Një banor i ri është shtuar në lagunë”, gjuetarët i kthehen keq Blendi Klosit: Boll se na çave trapin (FOTO)

09:55 | 21/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Një banor i ri është shtuar në lagunë”, gjuetarët i kthehen keq Blendi Klosit: Boll se na çave trapin (FOTO)

Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi përmes një postimi në ‘Facebook’ njoftonte se “një banor i ri ishte shtuar në lagunën e Orikumit”. Ai i referohej një zogu që nga shkenctarët quhej “Fishkëllyesi i murmë”, që në zonat tona nuk ishte parë asnjëherë më parë.

“Ky lajm i bukur që vjen nga studiuesit e AOS dhe studiuesit hungarezë, mbështetur nga stafi i zonave të mbrojtura në Vlorë, dëshmon biodiversitetin e pasur të kësaj lagune, ku qetësia nga moratoriumi i gjuetisë ka dhënë efektet e padiskutueshme pozitive në shtimin e shpendëve edhe në këtë zonë”, shkruante Klosi.

Por ky postim i ministrit duket se ka tërhequr vëmendjen e gjuetarëve. Organizata joqeveritare “Gjuetia dhe Gjahu” përmes një postimi në ‘Facebook’ i ka reaguar ashpër Klosit duke thënë se kjo është anomali e natyrës dhe jo sukses i moratoriumit.

Postimi i organizatës “Gjuetia dhe Gjahu”

O Blendi… o “caro di lala”…
Moratoriumi i gjuetisë duhej të shtonte njërën ose disa nga 21-22 llojet e faunës objekt gjuetie.
Se vjen zogu 8gr nga Pakistani në lagunën e Pashalimanit apo zogu i Tunës në zyrën tënde…, nuk quhet sukses i moratoriumit, por quhet anomali e natyrës.

Prandaaaj… boooll na e ÇAVE TRAPIN me këto budallallëqe.

Postimi i Blendi Klosit:

Një “banor” i ri është shtuar në lagunën e Orikumit. I quajtur nga shkencëtarët, Fishkëllyesi i murrmë, kjo specie e re, e pavrojtuar asnjëherë më parë në vendin tonë, është mjaft e rrallë në Europë.

Ky lajm i bukur që vjen nga studiuesit e AOS dhe studiuesit hungarezë, mbështetur nga stafi i zonave të mbrojtura në Vlorë, dëshmon biodiversitetin e pasur të kësaj lagune, ku qetësia nga moratoriumi i gjuetisë ka dhënë efektet e padiskutueshme pozitive në shtimin e shpendëve edhe në këtë zonë.
Rezultatet e një ekspedite në fund të muajit gusht treguan se në këtë lagunë,në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në Gadishullin e Karaburunit dhe brigjet detare të zonës ka më shumë se 225 specie shpendësh.

 

Etiketa: blendi klosiGjuetia dhe Gjahu
Pas

Autobusi i Kamzës del nga rruga, përplas babë e bir në trotuar

Para

Detaje të reja/ Laboratori i drogës në Has, arrestohet biznesmeni turk

Para
Detaje të reja/ Laboratori i drogës në Has, arrestohet biznesmeni turk

Detaje të reja/ Laboratori i drogës në Has, arrestohet biznesmeni turk

Discussion about this post

 



Të Fundit

Valë e re dhune në Meksikë, gjenden 17 trupa të pajetë në një shtëpi të braktisur

Ambasadori britanik në OSBE: Urgjente që Kosova të ketë qeveri të re!

“Donte të bëhej një oficere policie”/ Vrasja brutale e 14-vjeçares italiane nga i dashuri i saj, flasin mësuesit dhe shokët e Martinës: Ai nuk e linte të…

Turi i Macron në Azinë Juglindore! Presidenti francez mbërrin në Singapor, ja çfarë pritet të diskutojë

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste!” Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

Harvard, Trump fillon heqjen e vizave për studentët e huaj. Afat 30-ditor universitetit për t’u kundërpërgjigjur

Dështimi i radhës, Kuvendi nuk konstituohet as pas përpjekjes së 23-të

Mafia e Viterbeses/ Gjyqi përfundimtar shtyhet në korrik, 5 shqiptarë janë dënuar me rreth 35 vite burg. Ja për çfarë akuzohen anëtarët e bandës

Organizoi ndeshje mes maces dhe qenit, 32-vjeçari nga Librazhdi merret nën akuzë

Ngjarje e rëndë në Siberi, pesë adoleshentë vriten dhe katër të tjerë plagosen, autori vdes mes flakëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.