Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me mjete të forta shtetasin me iniciale F.H., 21 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri ,i cili ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetsore.
19-vjeçari e ka goditur me mjete të forta në kokë 54-vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi :
- Andrea Bodurri, 19 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Katundi i Ri, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin F.H., 21 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri ,i cili ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetsore.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Paranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pêr veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” , parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
(B.H/Faxweb)