Deputeti i PD Bardh Spahia me anë të një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si dekonspirues të operacioneve të iniciuara sipas tij nga partnerët e huaj.
Sipas Spahisë në emisionin “Zonë e Lirë”, Rama tha se edhe nesër edhe pasnesër flas nesër pasnesër jo në të ardhmen; do të ketë goditje të reja, do vazhdojnë goditjet.
Postimi i plotë:
“Edi Rama dekonspiroi “super” aksionet e policise te iniciuara nga partneret e huaj. Naten perpara, ne emisionin Zone e Lire ai lajmeroi miqte e tij kriminele:
“Edhe neser edhe pasneser flas neser pasneser jo ne te ardhmen; edhe neser edhe pasneser do te kete goditje te reja, do vazhdojne goditjet”
Kesaj i thone, ikni se do vijme tju kapim!”- shkruan Spahia.