Grupimi Hallbanianz njihet për rivalitetin me reperin shqiptar, Noizy. Këtë djemtë me origjinë nga Shqipëria të vendosur në Angli kanë pregatitur një tjetër diss për të. Në këngën e re të titulluar “A je normal?”, reperat mes vargjesh përmendin edhe modelen Oriola Marashi, e cila prej kohësh është pjesë e grupit OTR duke premtuar se shumë shpejt do e shohim edhe duke kënduar me djemtë e labelit.
Megjithatë, me një ironi të hollë në këngën e fundit, Hellbanianz shprehet për Oriolën dhe grupin e Noizyt:
But Den again im laughin
Personi ma rrezik qe keni Oriola Marashin
Thoni keni hekra po s’i plasin
Thoni keni hekra keni bythët e Kallashit.”
Jo pa qëllim në tekst është futur edhe Donjeta Kosumi e njohur si Kallashi, pasi vitin e fundit Noizy publikoi një këngë pikërisht me vajzën që u bë e famshme nga të pasmet dhe kërcimet në lokalet e natës.
Discussion about this post