Autoritetet italiane kanë arritur të vënë në pranga dy shqiptarë si pjesë e një grupi, që merrej me trafik kokaine. Mediet lokale raportojnë se, në pranga kanë rënë Artur Hysa dhe Florian Naci, të dy 39-vjeçarë dhe me banim në Tribano (Padova).
Të njëjtat burime thonë se Hysa, kishte një rol prej protagonisti në grup, ndërsa Naci, i njohur edhe si “Flori”, sipas hetuesve, është faktuar se ka qenë në shumë raste marrës i dozave të kokainës, të destinuara për tu shitur më pas te konsumatorët.
Mësohet se me arrestimin e dy shqiptarëve, numri i personave të vënë në pranga nga ky grup shkon në 6.
Baza e grupit ishte ishte një depo industriale në Monselice (Padova).
Hetimet e Prokurorisë së Padovas zbuluan se grupi blinte, paketonte e më pas shiste sasi të konsiderueshme të një lloji kokaine, që karakterizohej nga një pastërti e lartë e për pasojë e kërkuar shumë në tregun ilegal.
(B.B/ Faxweb.al)