Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani pas paralajmërimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndarë disa foto me ndjekësit e tij në facebook. Në fotot e publikuara nga Zagani, duket qartë makina e ish-ministrit Tahiri, në udhëtimin e para pak ditëve në fshatin Lepushë të Malësisë së Madhe.
Krahas fotove ai shkruan se edhe në fund të botës, Tahiri nuk do të jetë kurrë vetëm.
“Jo vetëm në majë të malit po edhe në fund të botës nuk je vetëm, apo vetëm me ata që mendon se je!”, shkruan ai krahas fotos.
(J.D/Faxweb.al)