Shtatzania e saj prej shumë ditësh e ka vendosur Meghan Markle në qendër të vëmendjes së mediave. Por këtë herë vëmendjen e ndjekësve të saj e ka tërhequr diçka tjetër.
Dukesha pati një paraqitje jo me aq shumë stil sa herët e tjera ndërsa mbërriti në Toga me fustanin e saj të kuq dhe të mrekullueshëm.
Era i nxori etiketën e fustanit ndërsa ecte përkrah bashkëshortit Princ Herry në tapetin e kuq duke shkaktuar një situatë paksa komike. Deri në përfundim të vizitës së saj etiketa e fustanit valëvitej, ndërsa askush nuk “pati guximin” ti thoshte dukeshës për problemin e vockël
Fustani i kuq 345 dollarësh pasqyronte ngjyrën e flamurit Tongan.
Cifti ndodhet në një tur në Kontinentin e largët të Australisë.