Dy vajza u kapën me thika dhe mjete të tjera të mprehta në një shkollë të mesme të Floridës, ndërsa rrëfyen gjatë marrjes në pyetje, se kishin planifikuar të vrisnin shokët e tyre të klasës, pastaj të pinin gjakun e tyre dhe në fund të bënin vetëvrasje.
Vajzat u kapën në tualetin e shkollës ku ishin vendosur në pritë për nxënësit më të vegjël. Sipas një deklarate të policisë – ato kishin planifikuar t’i prisnin fëmijët në fyt, t’ju masakronin trupat ku mishin e tyre do ta lyenin me gjakun e viktimave dhe pas kësaj do ta hanin.
Ndërsa vajzat do të ishin kënaqur pas ngrënies së nxënësit të parë, planet e tyre ishin që të vrisnin edhe 15-25 nxënës të tjerë. Pas gjithë kësaj, ato do të vetëvriteshin.
Me sa duket i gjithë komploti i tyre ishte frymëzuar nga skemat e filmave të frikshëm. Ata donin të siguroheshin se do të bëheshin “mëkataret më të këqia”, duke u lejuar atyre që të kalonin përjetësinë në ferr me Satanin.
Administratorët e shkollës së mesme Bartow “shpëtuan” shkollën nga skemat e çuditshme të vajzave kur mungesa e dy prej tyre shkaktoi një shqetësim, dhe për këtë arsye nisën t’i kërkojnë. Vajzat u gjetën në tualetin e shkollës dhe mbanin në duar katër thika dhe një prerëse pice.
Vajzat u dërguan në institucionin e paraburgimit për të mitur ndërsa prokurorët janë në dilemë të vendosin nëse do t’i konsiderojnë të mitura apo maxhorene. Teknikisht, prerja e nxënësve të klasës dhe rrëfimi i tregimeve të egra nuk është ende një krim.
Sjellja e një 11-të vjeçari si një i rritur për të poseduar një thikë, është në kapërcim të vetëdijës së një të mituri. Por nga ana tjetër, konsiderimi i tij si një i rritur tingëllon si një reagim i tepruar nga ana e organeve lgjzbatuese, ku e bën sistemin të duket i frikësuar prej një shpërthimi mbarëkombëtar të dhunës nëpër shkolla.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Burimi: https://www.rt.com/usa/442203-girls-caught-knives-murder/