Autoritetet greke kanë arritur të vënë në pranga një shqiptar i cili konsiderohej shumë i rrezikshëm në shtetin helen.
Mësohet se i arrestuari është një 44-vjeçar i cili konsiderohet si “Pasari shqiptar”, referuar kriminelit te rrezikshëm grek Kostandinos Pasaris.
Arrestimi i tij është bërë në lagjen Kalithea te Athinës, bashkë me një tjetër shqiptar 29-vjecar ndaj të cilit kishte një urdhërarresti për vjedhje. 44-vjeçari në momentin e arrrestimit mbante me vete një pistoletë.
Për policinë greke, sarandjoti 44-vjecar njihej me pseudonimin “Merkuri” dhe përdorte 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra, ndërsa identiteti i tij i vërtetë u zbulua në vitin 2008 pas bashkëpunimit me policinë shqiptare.
Ai u arrestua ne Greqi ne vitin 2008 për një sere grabitjesh, kundërshtim me arme te policisë por dhe për një vrasje te ndodhur ne Greqi si shenjë hakmarrje për një tjetër vrasje të ndodhur në Sarandë në fillim të viteve ‘90. Mësohet si ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pas kryerjes së dënimit.
(B.B/ Faxweb.al)