Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj theksoi paraditen e kësaj të premteje se qeveria ka diskutuar projekt-buxhetin për vitin 2019.
Ahmetaj u shpreh se duke filluar që nga viti 2019 do të ketë rritje të pagave në shëndetësi, arsim, polici si dhe rritje pagash për trupat diplomatike.
“Do të ketë rritje pagash në shëndetësi (4650 mjeke dhe 80865 infermiere), arsim 7 për qind rritje (35783 staf mësimor me fond 1.5 miliard). Në sistemin 6560 policë të burgje me një fond 600 e ca mln lekë në vit. Do ketë rritje të ndeshmë të pagave për diplomatët shqiptarë prej 20 %”- u shpreh Ahmetaj.
Për sa i përket bonusit për bebet, ministri i Ekonomisë deklaroi se parashikohet një fond prej 2 milard dollar. Ai shtoi se do të mundësohet trasporti falas për 20 mijë nxënës dhe 10 mijë mësues në të gjithë vendin.
“Bonusi i bebeve nëpërmjet çekut të bebes, parashikohet 30 mijë familje, fond 2 miliard lekë. Do të ketë lehtësim të barrës fiskale ulja e normës së tatimit të fitimit. Do të mundëshet transporti falas 20 mijë nxënës dhe 10 mijë mësues. Gjithashtu do të rritet fondi për shëndetësinë dhe mbrojtjën sociale me 2.4 miliardë lekë. 100 qendra shëndetësore të rikonstruktuara. Deri në 2021 të gjitha qendrat shëndetësore do të jenë të rikonstruktuara.”- deklaroi Ahmetaj.
Ahmetaj theksoi se do të ketë investime në infastrukturë si dhe përfundime po punohet për mbylljen e punimeve në disa akse nacionale.
“Akset Thumanë-Vorë-Kashar, Orikum-Dukat, Milot-Morinë, janë në procedurë. Do vazhdojnë akset rrugore nacionale, rruga e Arbrit, kemi më pas një seri segmentesh rrugore. Do ketë një investim spektakolar me standartet më të mira europiane. Vitin që vjen do mbarojnë bajpaset e Fierit dhe Vlorës,”- u shpreh Ahmetaj.
Më tej gjatë deklaratës ministri i Ahmetaj u shpreh se përgjatë vitit 2019 do të ketë rritje të investimeve dhe të ardhurave.
Duke folur për borxhin publik Ahmetaj deklaroi se për të katërtin vit radhazi qeveria Rama nuk krijon një borxh të ri dhe po punohet për uljen e tij.
“Paketa fiskale që e shoqëron ky buxhet, reflekton vëmendjen e qeverisë ndaj qytetarëve. Qoftë për uljen e borxhit të trashëguar ndër vite, qoftë rritjen e të ardhurave, qoftë edhe privatizimin e investimeve publike në favor të rritjes ekonomie. Konkretisht rritja ekonomike për 2019 parashikohet të jetë 4.2 përqind të prodhimit ë brendshëm bruto. Pra, ndër më të lartat në rajon. Është niveli më i ulët historik i deficitit buxhetor që shkon me mendësinë e kësaj qeverie për të ulur borxhin publik mbi shpatullat e qytetarëve. Për të katërtin vitin radhazi buxheti parashikon sufiçit primar. Për të katërtin vit radhazi qeveria Rama nuk krijon borxh të ri. Megjithëse jemi duke ulur borxhin publik do të kemi një nivel investimesh të konsiderueshme prej 5 % të prodhimin të brendshëm bruto. Qeveria do të investojë në nivele të konsiderueshme dhe në terma nominal investimet publike do të shkojnë në 900 mln dollarë. në të njëjtën kohë ajo që ne e përdorim si spirancë e shëndetshmërisë, borxhi publik në fund të 2019 do bjerë 64.9 %. E trashëguam 74 %. Vitin tjetër do të jetë 6.4.9 %, që do të ulet për të lehtësuar barrën e borxheve të trashëguara në familjet shqiptare. Kemi ulur taksat”, tha ai.