Thuhet që secili prej nesh ka të paktën 7 sozi të shpërndarë në botë, por një gjë e sigurtë që Meghan Markle e ka të paktën njërën. Quhet Danielle Bazergy dhe kur Princi Harry e pa rastësisht në plazh të Bondit, gjatë udhëtimit në Autrali me siguri ka fërkuar sytë. Arsyeja?
Danielle ka një ngjashmëri të pabesueshme me Meghan, sa mund të quhet pa frikë sozia e saj.
Trajnerja 22-vjeçare me të paktën 13 milionë ndjekës në Instagram, Danielle ka zbuluar për Daily Mail që në adoleshentë, personat që e rrethonin ia vinin në dukje ngjashmërinë.
“Isha 16 vjeç kur një djalë më tha se ngjaja me Rachel e Suits!”, tha Danielle duke iu referuar serialit të famshëm amerikan ku aktronte Meghan Markle. Por autraliania e ka marrë mjaft mirë, aq sa shpesh herë punësohet si sozia figurante e Dukeshësh.
“Një nga punët më argëtuese”, rrëfen ajo.
Gjithsesi 22-vjeçarja nga Sidney e vlerëson ngjashmërinë me Meghan, teksa shprehet që është shumë argëtuese për të, por kërkon të mos e marrë shumë seriozisht.
“Princin tim po e kërkoj akoma”, mbyll rrëfimin ajo.
(J.D/Faxweb.al)