Një celulë e Shtetit Islamik (IS), që po planifikonte sulme në kryeqytetin rus, Moskë, është zbuluar këtë të premte nga Shërbimi Sekret i Rusisë, (FSB).
Celula e zbuluar nga FSB, përbëhej nga gjashtë anëtar, të cilët merrnin komandat për sulme terroriste nga ISIS në Siri, tha në një deklaratë FSB.
“Të ndaluarit po planifikonin kryerjen e sulmeve terroriste në Moskë, duke përdorur si armë zjarri dhe paisje të improvizuara”, thuhej në deklaratën e publikuar nga RT.
Grupi është zbuluar përmes transfertave të dyshimta të parave nga jashtë, ndonëse janë përpjekur për të mbuluar operacionet e tyre dhe zbulimin nga policia.
Gjatë kontrollit në vendin ku ata qëndronin, FSB gjeti armë zjarri automatike, para, pajisje komunikimi me raportet për përgatitjen e sulmeve terroriste si dhe skica bombash të improvizuara.
(B.B/ Faxweb.al)