09:02 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”I besuari” i amerikanëve/ 19-muajt e Fatmir Xhafajt në Ministrinë e Brendshme dhe dy njollat që e shoqëruan

09:37 | 27/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”I besuari” i amerikanëve/ 19-muajt e Fatmir Xhafajt në Ministrinë e Brendshme dhe dy njollat që e shoqëruan

Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, duke mbetur kështu vetëm deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Xhafaj e mori postin e ministrit të brendshëm në Marsin e vitit 2017 duke e zgjatur kështu qëndrimin e tij në krye të rendit vetëm 19 muaj. Ai pasoi Saimir Tahirin në këtë post, pas protestave të vazhdueshme të PD-së në çadrën e vendosur përpara kryeministrisë.

Gjatë gjithë qëndrimit të tij në këtë post Xhafaj u shoqërua nga dy njolla, që ishin: dënimi për drogë i vëllait të tij në Itali, dhe e shkuara komuniste e tij, me foton që shihej duke i çuar lule ish-diktatorit Enver Hoxha. Në kohën e emërimit të tij opozita tha se ai do të hynte në zyrë vetëm mbi trupat e tyre, po fjalët kërcënuese u zbehën me kalimin e muajve.

Kur u duk se Xhafaj i rezistoi me sukses presionit të opozitës vjen dhe vendimi i tij i dorëheqjes. Perceptimi në publik për Xhafajn ka qenë se ai ka qenë i besuari i SHBA-ve në vendin tonë, po mesa duket zhvillimet politike të brendshme e kanë detyruar atë që të largohet para kohe, ose lufta mes llojit në PS ka qenë shumë e fortë.

Në drejtimin e tij të Ministrisë duket se iu dha një goditje e fortë kanabizimit të vendit, ndërsa një nga aksionet më të rëndësishme të tij është pikërisht Forca e Ligjit.

Kjo dorëheqje e Xhafajt ka sjellë dhe anullimin e një konference të lajmëruar për mediat nga ish-ministri Saimir Tahiri, që mesa duket ka pasur në mend që të japë fakte lidhur me ministrin e sapolarguar të Ramës.

Karriera e Xhafajt:

Fatmir Xhafaj u lind më 17 maj 1959, në qytetin e Vlorës. Është i martuar me zonjën Mimoza Xhafaj (Berberi). Ata janë prindër të dy vajzave, Aulona dhe Amantia.

Ai është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1982.

Në periudhën 1982-1985, z. Xhafaj ka punuar në rrethin e Krujës në detyrën e Këshilltarit Ligjor dhe Gjyqtarit, në Gjykatën e këtij rrethi (1982-1984) dhe Hetues në Hetuesinë e rrethit, pjesë e sistemit të drejtësisë, pranë Prokurorisë së rrethit Krujë (1984-1985).

Në periudhën 1986-1990, ai ka qenë drejtues i Organizatës së Rinisë, të rrethit Tiranë dhe në periudhën 1991-1992, drejtues i Federatës së Rinisë të rrethit Tiranë.

Xhafaj mban titullin “Avokat” që nga viti 1992, profesion të cilin e ka ushtruar në periudhën 1993-1997, si dhe për disa kohë në periudhën 1999-2000.

Në periudhën 1997-1999, ai ka qenë Sekretari Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Gjatë vitit 2002, ka qenë Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, ndërsa në periudhën 2004-2005, ka qenë Ministër i Drejtësisë.

Xhafaj është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë në pesë legjislatura radhazi, si përfaqësues i Partisë Socialiste. Në Legjislaturën e V (2001-2005) dhe VI (2005-2009) është zgjedhur deputet i rrethit të Pogradecit, Qarku Korçë, ndërsa në Legjislaturën e VII (2009-2013) dhe VIII (2013-2017), ai është zgjedhur deputet në Qarkun e Tiranës.

Në dy legjislaturat, 2005-2009 dhe 2009-2013, ai ka mbajtur pozicionin e Zëvendëskryetarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, si përfaqësues i opozitës. Në legjislaturën 2013-2017, Xhafaj ka qenë Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, të Drejtat e Njeriut dhe Administratën Publike. Në të njëjtën periudhë, ai ishte edhe anëtar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Shqipëri.

Gjatë karrierës së tij parlamentare, z. Xhafaj ka qenë anëtar dhe/ose drejtues i disa komisioneve të posaçme hetimore parlamentare (2003, 2006, 2009 etj.), si dhe anëtar dhe/ose drejtues i disa komisioneve të posaçme parlamentare për reformën zgjedhore (2003, 2007, 2008, etj.).

Ai është iniciues dhe autor i disa iniciativave kushtetuese e ligjore në Kuvendin e Shqipërisë. Z. Xhafaj ka drejtuar dhe koordinuar të gjithë procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë (2014-2017).

Prej vitit 2003, zoti Xhafaj është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në periudhën 2007-2016, ai ka qenë Sekretar i Partisë Socialiste për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore. Në periudhën mars-maj 2017, zoti Xhafaj ka ushtruar detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt, vjen reagimi i parë nga opozita. Kërkohet ‘’koka” e Edi Ramës

Para

Dorëheqja e Xhafaj, reagon Basha: Ikën ministri i vetëm në Evropë me vëllain trafikant, nisi shkërmoqja

Para
Audio-përgjimi/ Sfida e Xhafajt për Bashën, reagon PD: Fati yt është vulosur, ikën edhe nga politika…

Dorëheqja e Xhafaj, reagon Basha: Ikën ministri i vetëm në Evropë me vëllain trafikant, nisi shkërmoqja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sherr mes fqinjëve në Allias, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

13 pelegrinë iranianë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.