Pas akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha ka reaguar edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Dako i cilëson shpifje akuzat në video-postimin e kryedemokratit dhe nuk ngurron të paralajmërojë për padinë e ardhshme. Ndër të tjera kryebashkiaku i Durrësit shkruan se Basha ka shkelur ligjin me shtesën që ka bërë në pallatin e tij.
“O Lulzim o toçi i Saliut! Shpifja jote me video sot do shkojë në gjyq dhe për këtë ti do tundësh lekët nga thesi që kunati e mban dhe ti e mbush! Unë s’kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif! Kurse ti i ke dhënë leje vetes tënde për shtesë kati mbi pallat në kundërshtim me çdo ligj”, shkruan ai.
Kujtojmë që Basha përmes një video-postimi akuzonte Dakon për lejen e restorant “Pista” në Durrës,në pronësi të Avdylajve.
”Restoranti Pista në Durrës, në pronësi të bandës së Avdylajve, është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos”, thuhet në tej në video.
Reagimi i Vangjush Dakos
O Lulzim o toçi i Saliut! Shpifja jote me video sot do shkojë në gjyq dhe për këtë ti do tundësh lekët nga thesi që kunati e mban dhe ti e mbush! Unë s’kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif! Kurse ti i ke dhënë leje vetes tënde për shtesë kati mbi pallat në kundërshtim me çdo ligj. Je shumë peshk o toç dhe je peshk rezervati që mirë nuk hahesh po po qelb dynjanë. Të hënën depozitoj padinë për shpifjen tënde të re. Toç!
(J.D/Faxweb.al)