Ka nisur operacioni për transferimin e 13 kafshëve nga “Safari Park” në Fier drejt Tiranës. Kjo masaë vjen pas pas alarmit të dhënë nga media britanike “Daily Mail’ mbi trajtimin aspak të përshtatshmë për kafshët në këtë park privat. Kafshët do të vendosen në kopshtin zoologjik të Tiranës përkohësisht dhe më pas jashtë Shqipërisë.
Pak më parë Drejtori i Drejtorisë së Mjedisit u shpreh se sot do të bëhet mbyllja e parkut, pasi ka kaluar çdo afat për dorëzimin e dokumentacionit. Xhalia tha se kafshët do të zhvendosen të gjitha sot. Ai shtoi se kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, pasi nuk dihet në ç’gjendje janë kafshët.
Megjithatë avokati i subjektit ‘Safari Park’ në Fier, Elvis Sulejmani, thotë se nuk ka asnjë vendim gjykatë për marrjen e kafshëve. Sulejmani ka pohuar se janë plotësuar të gjitha kushtet dhe dokumentacionet për vazhdimin e aktivitetit dhe kafshët nuk mund të merren forcërisht.
Por pavarësisht pretendimeve të pronarëve të parkut, inspektorët kanë arritur të hapin derën e “Safari Park” për të marrë kafshët. (B.H/Faxweb)