Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rexhio Emilia, Itali.
Mediat italiane bëjnë të ditur se një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi makina me të cilën ai po udhëtonte ka përfunduar jashtë rruge në një zonë të pyllëzuar.
Shqiptari është i cili është identifikuar si Ernaldo Zefi, ka humbur jetën rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave të para të policisë, 22-vjeçari Zefi ka qenë duke udhëtuar me një makinë ‘Fiat 500’, kur në një kthesë ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar jashtë rruge.
(M.Q/Faxweb.al)