Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka vijuar me denoncimet kundër kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Bashkisë së Tiranës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Zhupa ka publikuar tenderin e radhës së Bashkisë së Tiranës, që është ai i blerjes së 10-të “Hoverboard-eve” për Policinë Bashkiake, por që sipas zëdhënëses së PD-së, çmimi real nga ai i vënë në tender është 10 herë më i ulët.
Sipas saj, saj vlera e një Hoverdoard është 360 dollarë copa, ndërsa Veliaj ka ofruar 30500 dollarë amerikanë për blerjen e 10 Hoverboard, shënë ndryshe 3050 dollarë për një të tillë.
Më poshtë denoncimi i plotë:
Tenderat si vjedhje e zakonshme e Bashkisë së Veliajt!
Abuzimi me paratë publike është faktuar here pas here për bashkinë që drejton Erioni Betoni. Tenderi i rradhës është për blerjen e 10 cope Hoverboard (dy rrotakeve) elektrik në funksion të policisë bashkiake. Një tender që ti shërbej propagandës që ta bej policinë bashkiake të duket më trendy nëpër rrugët e qendrës së qytetit, të vetmet ku mund të lëvizi me këto dy rrotak. Megjithëse kjo polici bashkiake e Veliajt njihet nga i madh e i vogel, si policia e terrorit të shitësve ambulant, të fëmijëve, të moshuarve të pambrojtur, polici e dhunës dhe e sjelleve harbute.
Ky tender i është dhëne një operatori, të vetmit në gare, në fondin limit 33 milion lekë (30.500 $). Pra vlera e një dy rrotaku sipas bashkisë është vlersuar ne 3050 dollar copa. Ndërkohe nëse futesh online edhe me cmim pakice e gjen një te tille për 360 dollar copa. Patjeter që nëse do blesh 10 do e marresh edhe më lirë se kaq së hyn në cmim shumice. Pra një dy rrotak vlen gati sa nje makinë sipas tenderave të Veliajt.
Kush e perfiton diferencen e cmimit? Drejtoret me kompaninë? A ka pjesë Veliaj apo merret vetëm me lejet e ndërtimit? Këto janë pyetje qe vetem Bashkia e Veliajt mund te pergjigjet ne lidhje me kete abuzim me parate e taksapaguesve te Tiranes.
(B.B/ Faxweb.al)