Ultranacionalistët e Agimit të Artë, kanë filluar të grumbullohen para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë, pas vrasjes së ekstremistit grek Kostandinos Katsifas nga forcat e RENEA-s.
Me flamuj në duar dhe thirrje në gjuhën greke, ultranacionalistët vijojnë të qëndrojnë para ambasadës sonë në Greqi.
Kujtojmë se Agimi i Artë bëri thirrje pak më parë për mbledhjen e të gjithëve para ambasadës shqiptare, në shenjë proteste për vrasjen e Kostantinos Katsifas.
https://www.facebook.com/aftonomi.gr/videos/1969796213115350/?t=0
https://www.facebook.com/aftonomi.gr/videos/1969853216442983/?t=10
(B.B/ Faxweb.al)