Vrasja e ekstremistit grek, Kostandinos Katsifas, ka shkaktuar një sërë reagimesh si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ndërsa mediet greke e quajnë hero 35-vjeçarin që qëlloi mbi policinë shqiptare, pasi sipas tyre policia kishte ulur flamurin e Greqisë.
Pas kësaj ka reaguar edhe Ministrja e Kulturës së Greqisë, Mirsini Zorbae cila ndodhej në festime, ndërsa ka thënë se nuk është ulur asnjë flamur në Bularat të Gjirokastrës, por të gjithë sipas saj janë valvitur lart.
Ndërsa tregon detaje të qëndrimit në Gjirokastër, shton se lajmin për vrasjen e shtetasit grek e ka marrë vesh pasi është larguar nga Bularati.
“Sot, në varrezën e dëshmorëve në Bularat nderuam dhe ushtarët tanë grekë. Përkujtimore në vendin ku humbën jetën. Emocione mes maleve ku luftuan me patriotizëm kundër fashizmit.
Kudo flamuj grekë, përfaqësues të qeverisë greke e shqiptare, ambasadore e Greqisë, deputetë, kryebashkiakë, nxënës, banorë të thjeshtë. Vendosëm kurorat, u dëgjuan fjalimet, himni shqiptar e grek, poezi nga fëmijët. U larguam në orën 15.00 qetë qetë, pa asnjë problem.
Gjatë rrugës u informuam se një homogjenë kishte kërcënuar paradite me kallashnikov duke konsideruar marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre një tradhëti!
Asnjë flamur grek nuk ulën, të gjitha valvitën lart. Pas orës 15.00, në rrugën e kthimit u informuam se homogjeni u rrethua nga policia, i kërkuan të dorëzohet, nuk u dorëzua dhe e vranë. As që mund të imagjinonim në atmosferën tepër emocionuese të paradites këtë incident tragjik..”, thuhte në reagimin e saj.
(B.B/ Faxweb.al)