Vrasja e 35-vjeçarit grek Kostandinos Kacifas në fashtin Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA, pasi ky kishtë qëlluar më para me kallashnikov mbi policinë shqiptare, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Aktivisti Pano Soko me anë të një postimi në Facebook shkruan se e gjitha kjo historia e këtij krimineli ëhstë e parapërgatitur me qëllim zhvendosjen e vëmendjes së opinionit grek nga skandali i vjedhjes së fondeve të Ministrisë së Jashtme greke dhe krisjes në mazhorancë që po pëson qeveria aktuale aty.
Më tej në shkrimin e tij Soko thekson se nuk ka një konflikt mes grekëve dhe shqiptarëve, ka ca megafonë ekstremistë që iu krijua terreni enkas për të kapur skenën, me qëllim që popujt e të dy anëve të kufirit të lënë mënjanë hallet konkrete dhe të merren me budallalliqe nacionaliste, ç’ka i përshtatet vazhdimësisë së skenarit.
Postimi i plotë
Për të fundit herë (se më mori shumë kohë një çështje pa vlerë si kjo e Bularatit).
E gjithë historia e këtij kriminelit, është një skenar i parapërgatitur me qëllim zhvendosjen e vëmendjes së opinionit grek nga skandali i vjedhjes së fondeve të Ministrisë së Jashtme greke dhe krisjes në mazhorancë që po pëson qeveria aktuale aty. Njëkohësisht kjo i ka ardhur për shtat dhe qeverisë sonë, e cila është në po të njëjtin hall pas dorëheqjes së Xhafës.
Dhe një arsye e thjeshtë që e provon këtë (jo e vetmja), është fakti që shërbimet sekrete tonat dhe të tyret, minimalisht, e dinin shumë mirë se çfarë do të ndodhte dhe prapë e lanë të ndodhte, nuk e parandaluan (minimalisht po flas..).
Pra është thjesht një inskenim banal.
Nuk ka një konflikt mes grekëve dhe shqiptarëve, ka ca megafonë ekstremistë që iu krijua terreni enkas për të kapur skenën, me qëllim që popujt e të dy anëve të kufirit të lënë mënjanë hallet konkrete dhe të merren me budallalliqe nacionaliste, ç’ka i përshtatet vazhdimësisë së skenarit.
Hallin grekët nuk e kanë me shqiptarët, por e kanë me qeverinë e tyre që ka vjedhur fondet (përsëri..), ashtu si dhe ne nuk e kemi hallin me grekët, por me qeverinë tonë që po e zbraz këtë vend dhe po i degëdis shqiptarët si bohemë rrugëve të botës.
Ky është fokusi! Çdo shpërqëndrim nga ky fokus është thjesht tymuese që i shkon për shtat skenarit të parapërgatitur.
(M.Q/Faxweb)