Banorët e zonës në fshatin Bularat në Gjirokastër kanë ngritur një lapidar në vendin ku u vra 35-vjeçari grek Kostandinos Kacifas nga forcat e RENEA.
Siç duket dhe nga fotot, terreni ku mbeti i vdekur 35-vjeçari grek, gjatë shkëmbimit me armë zjarri me forcat policore është mjaft i hapur dhe mundësia e mbrojtjes për forcat RENEA ishte e ulët.
Ndërkohë që ceremonia e varrimit të ekstremistit grek Konstadinas Kacifas, pritet të zhvillohet ditën e nesërme.
Bëhet e ditur se familjarët e Kostandinas Kacifa kërkojnë hetim dhe nga prokurorët grek dhe se nuk pranojnë të tërheqin trupin pa një ekspertizë mjeko-ligjore nga një ekspert grek.
Bëhet e ditur se për varrimin e 35-vjeçarit grek pritet të vijnë dhe anëtarë ektremistë të “Agimit të Artë”.
Thuhet se 35-vjeçari ishte pjesë e organizatës ekstremiste Agimi i Artë si dhe pjesë e “Legjionet e Shenjta 2012”, një organizatë paramilitare që trajnohet periodikisht nga shteti grek. Në këtë grupim bëjnë pjesë edhe shumë ushtarakë e oficerë rezervë grekë apo minoritarë.
Kujtojmë se paraditen e djeshme shtetasi grek Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër hapi zjarr mbi makinën e policisë, për shkak se pretendonte se ishte hequr flamuri që kishte vendosur në qendër të fshatit. Pas rezistencës së vazhdueshme nga ana e tij, RENEA e ekzekutoi 35-vjeçarin, i cili njihej për thirrjet e tij të urrejtjes ndaj shqiptarëve.
‘’Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.
Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh”, sqaronte dje policia shqiptare.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post