Një 29-vjeçar është arrestuar për “Kundërshtim i punonjësit të policisë dhe rendit publik”. Siç raporton policia bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Imer Imeri banues në Tepelenë.
Shtetasi në fjalë kërkohej nga policia prej muajsh, me një vendim të Gjykatës së Gjirokastrës më datë 25 janar të këtij viti, ndërsa vetëm sot është bërë e mundur kapja e tij.
Njoftimi i policisë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim: – Imer Imeri, 29 vjeç, banues në Tepelenë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim penal nr.17 datë 25.01.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë dhe rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
(J.D/Faxweb.al)