Vrasja në Bularat të Gjirokastrës të shtetasit Konstantinos Katsifas vijon të sjellë një sërë reagimesh në vendin tonë dhe në shtetin fqinj, duke nxitur edhe më shumë tensionet.
Së fundi ka qenë ministri i Ministri i Brendshëm grek Alexis Haritsis ai që ka bërë një deklaratë ku kërkon një hetim të plotë të çështjes. Ai shton se qeveria greke është në komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare, në mënyrë që zbardhja e rastit të jetë sa më e plotë.
Haritsis është shprehur: Kemi kërkuar hetim të plotë të çështje, jemi në kontakt me qeverinë shqiptare. Po monitorojmë nga afër cdo veprim nga ana e Shqipërisë. Monitorim jo vetëm në teori, ditët e ardhshme dhe në praktikë. Prioriteti ynë i parë mbetet sqarimi i plotë i rastit.
Së fundi për hetimin e rrethanave të kësaj vrasje kanë mbërritur nga Tirana ekspertë të policisë gjyqësore në Gjirokastër.
Pala shqiptare ka mohuar që të ketë një ekspertizë nga shteti grek, duke i kërkuar familjarëve që të tërheqin trupin që gjenden ende në morgun e qytetit të Gjirokastrës.
Familjarët thonë se nuk e tërheqin trupin pa ardhur ekspertët nga Greqia, pasi pretendojnë se në vendin ku është gjetur trupi i të ndjerit ka gjurmë të shumta gjaku në një rreze mjaft të gjerë.
(E.K/FAXWEB.AL)