Ka nisur seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) për Sokol Stojanin, Prokuror në Prokurorinë e Pergjithshme. Sipas relatores në ILDPKI, Stojani ka bërë deklarime të sakta në përputhje me ligjin, ka burime financiare për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.
Ai zotëron një apartmant 28 metra katrorë në Tiranë i blerë në vitin 2002 me 5 milion lekë me kredi dhe një makinë e tipit “Nisan” të vitit 2008 të blere në vitin 2017 me vlerë 4 mijë euro. Nga ana tjetër nëna e tij nuk ka pasuri të hequra mënjanë, ndërsa vëllai i subjektit jeton në France, nga hetimi rezulton se ka burime financiare të mjaftueshme për të mbuluar të ardhurat.
Ndërkohë Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar (DSIK ) ka dërguar një raport të arsyetur për Stojanin ku e quan të përshtatshëm për të vazhduar detyrën, për faktin se nuk ka kontakte të papërshtatshme. Ai ka treguar se ka aftësi në organizimin e kohës së punës dhe është vlerësuar shumë mirë nga Prokurori i Përgjithshem për të përballuar ngarkesën e punës dhe ka bërë një punë të mirë me cilësi.
Nuk është marë asnjë masë disiplinore ndaj tij, ndaj tij ka pasur 7 denoncime pranë KPK-së, disa nga kallëzimet janë bërë nga ish-ministri Fatmir Mediu dhe një ish-prokuror Tom Dedac. Kujtojmë që Arta Marku në shtator i kërkoi Prokurorit Sokol Stojani që të hetonte 10 kolegët e tij për çështjen “Shullazi” por ky i fundit nuk ka pranuar.
Pavarësisht se Stojani është caktuar në këtë detyrë nga vetë Marku, ai ka pasur një sërë pakënaqësish madje edhe debate me kryeprokuroren. “Dorëhiqem nëse më detyroni, pasi është në kundërshtim me ligjin”, mësohet t’i ketë thënë Stojani kryeprokurores. Ndaj kjo e fundit e ka shkarkuar nga detyra Sokol Stojanin.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post