Në datat 1 dhe 2 Nëntor 2018, Auto Star Albania, përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri ka menduar të surprizojë të gjithë të apasionuarit e modeleve më të fundit C-Class dhe Sprinter.Për dy ditë me rradhë, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi që të provojnë dy modelet më të fundit të Mercedes-Benz.
Për dy ditë me rradhë nga ora 10:00 deri në ora 18:00, stafi i Auto Star Albania do të prezatojë risitë e dy modeleve të reja, ndërsa të interesuar do të mund të testojnë personalisht modelin e tyre të preferuar. Ftesa është e hapur për të gjithë dhe kush do mund të provojë kënaqësinë e Test Drive të modeleve të reja të Mercedes-Benz C-Class dhe Sprinter.
Ditët e Dyerve të Hapura është i pari aktivitet i këtij formati në Shqipëri, ku kushdo do të ketë mundësi të informohet më në detaje për të gjitha modelet Mercedes-Benz dhe në veçanti për modelet më të fundit, si dhe të zhvillojnë një Test Drive në terren dhe të provojnë në terren këto risi.