Familjarët e Kostantinos Katsifas kanë tërhequr trupin e të ndjerit në morgun e Spitalit të Gjirokastrës dhe po e transportojnë atë drejt Tiranës për të bërë ekspertizën mjeko ligjore nga një specialist grek i cili ka mbërritur në Gjirokastër. Kujtojmë që më herët, familjarët e 35-vjeçait grek nuk kanë pranuar të tërheqin trupin pa ekspertizën mjeko-ligjore nga ana e mjekëve grekë.
Më herët Fax News ka kontaktuar mjekët e ekspertizës shqiptare, të cilët kanë zbuluar se viktima është qëlluar me dy plumba në mushkëri dhe në gjoks, jo në kokë siç ishte thënë më parë.
Sipas të njëjtave burime mësohet se tek morgu i Gjirokastrës kanë mbërritur të gjithë shefat e policisë vendore.
Po ashtu mësohet se policia nuk i lejon gazetarët të filmojnë, ndërsa rrethojnë qëllimisht trupin e pajetë të Kostantinos Katsifas. Ata u kanë bërë disa herë thirrje gazetarëve që të qëndrojnë sa më larg.
Kostantinos Katsifas, humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA në Bularat të dielën e kaluar.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post