Vrasja e 35-vjeçarit grek, Kostantinos Katsifas, ka shkuar një valë reagimesh, ndërsa mbrëmjen e sotme trupi i tijë është sjellë në Tiranë për një tjetër ekspertizë mjekoligjore.
Lidhur me rastin në fjalë, ka folur edhe avokati i familjes Katsifas, i cili në një prononcim për mediet greke është shprehur se e kanë parë trupin e të ndjerit vetëm për 5 minuta. Ai shprehet se në trupin e tij kishte dy plagë plumbi që e kishin shpuar tejpërtej.
“Për 5 minuta pamë trupin, fjalën e parë e kishte mjeku ligjor Th.Vujuklakis. Nuk e dimë se si na lejuan, ishte e papritur por na thirrën të dyve. Ka dy plagë të dukshme, shumë të dukshme, që do të thotë se plumbat kanë shpuar trupin dhe kanë dalë pas kurrizit. Sipas bisedës me mjekun ligjor profesorin Vujuklakis Theodhoros, nuk është qëlluar nga afër, por nga distancë e largët. Trupi është qepur, është larë, term grek mjekësor, që do të thotë se nuk ka asnjë mbetje nga plumbat, nga incidenti. As Vujuklakis nuk foli, nuk ka asgjë tjetër më tha të bëjmë ne këtu nga momenti që trupi është përgatitur. Nuk duket të ketë plagë në këmbë. Asnjë plagë tjetër e dukur me sy të parë, aq sa mundëm të shohim në mënyrë të shpejt dhe sipërfaqësore. Mos më bëni pyetje, është jashtë kopetencave dhe njohurive të mia. Ishte e papritur që na e lejuan edhe këtë”- ka thënë ai për mediet greke.
(B.B/ Faxweb.al)