Konfliktet në familje janë mjaft të shpeshta në vendin tonë dhe të natyrave nga më të ndryshme.
Së fundi një rast i çuditshëm është hasur në kryeyqytet, teksa dy motra pas sherrit që kanë pasur me njëra tjetrën kanë nxituar për në polici, ku secila prej tyre ka kërkuar urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A. H., vjeçe 50, banuese në Tiranë, pasi motra, L. B., vjeçe 56, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 29. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L. B., vjeçe 56, pasi motra, A. H., vjeçe 50, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”
(E.K/FAXWEB.AL)