Një 53-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar nga policia.Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Kapaj pas një konflikti pronësie ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vëllezërve të tij, shtetasve T.A, 60 vjeç dhe E.A, 46 vjeç.
Mësohet se dy vëllezërit e tij, pas konfliktit me 53-vjeçarin janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po heton për të zbardhur motivet e ngjarjes në fjalë.
Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:
•Nuredin Alibehaj, 53 vjeç, banues në fshatin Kapaj, Ballsh.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Kapaj pas një konflikti pronësie ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vëllezërve të tij, shtetasve T.A, 60 vjeç dhe E.A, 46 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.
(J.D/Faxweb.al)