Autoritetet italiane kanë arritur të vënë në pranga 10 persona mes të cilëve 8 shqiptarë.
Sipas medieve italiane, thuhet se arrestimet janë bërë në Monza dhe disa qytetete të tjera, ndërsa së bashku me shqiptarët është arrestuar 1 italin dh një rumun. Ndaj tyre rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si heroinë, kokainë, por edhe marijuanë, përcjell ilcittadinomb.it.
Mësohet se operacioni për kapjen e tyre është zhvilluar në Milano, Monza, Brianzas, Vareses, Pesaros, Urbinos si dhe në Rovigos, ndërsa hetimet kanë nisur më 10 nëntor 2016, pas ekzekutimit me armë të dy shqiptarëve, Alban e Agron Lleshaj në zonën e Canegrate.
Mediet italiane kanë publikuar edhe identitetet e shqiptarëve të arrestuar: Kastriot Mehmeti (37 vjeç), Leonard Kalaj (38 vjeç), Pllumb Delaj (40 vjeç), Ilir Aliu (44 vjeç), nipin e tij Xhuliano Aliu (26 vjeç), Ina Çela (24 vjeçe), ndërsa identiteti i dy të tjerëve nuk bëhet me dije.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post