17:11 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pjerin Ndreu: Jam betuar se nuk merrem me Berishën. Xhafaj më ka pranuar disa parregullsi, arsyet e dorëheqjes…

17:45 | 01/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pjerin Ndreu: Jam betuar se nuk merrem me Berishën. Xhafaj më ka pranuar disa parregullsi, arsyet e dorëheqjes…

Deputeti i PS-së ka folur në ‘Fax News’ në lidhje me akuzat ndaj tij të ish-kryeministrit Berisha, por edhe aktualitetin politik.

Sa i takon akuzave të Berishës ku thuhej se Pjerin Ndreu kishte përfituar tokë nga familja Ndoka, Pjerin Ndreu i ka konsideruar fantazi dhe kur dëgjonte të tilla akuza nga Berisha “i vinte të qeshte”.

“Janë të gjitha fantazira idiote që kam neveri edhe ti marr nëpër gojë dhe kam bërë betim sot se nuk do të merrem më me të për sa kohë ka degraduar në kët lloj interpretimesh. Po ta padis për shpifje, unë ngel në gjykatë me të”, tha Pjerin Ndreu, ndër të tjera.

 “Arben Ndokën e kam mik, e kam shok dhe nuk e mohoj, dhe po ju them se nuk ka as më të voglin implikim për asnjë problematikë. Akuza nuk është shkak për ta bajatis tjetrin publikisht”, shtoi ai.

Deputeti i PS-së, referuar operacionit “Volvo 4” ka ripërsëritur qëndrimin e tij se arrestimi i dy ish-deputetëve të PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko ishte një spektakël i panevojshëm, pasi me aq prova sa janë bërë publike dhe dihen deri tani nuk kishte arsye për arrestimin e tyre.

“Sjellje skandaloze nga ana e policisë, më bën përshtypkje aplikimi i dy standarteve, nëse ka një njeri që nuk është marrë kurrë me këtë problem është Arben Ndoka, Me ato prova që janë bërë publike deri tani për dy ish deputetët është turp, nëse me këto prova, ti thuash tjetrit se ke falsifiku, ku ai s’ka firmosur anjë dokument, kjo ndodh vetëm në drejtësinë shqiptare, kushdo që e ka bërë këtë duhet ta zhbëjë, ia kemi borgj drejtësinë qytetarëve shqiptarë. Por deri tani që flasim situata është absurde”, tha ai.

Deputeti i PS-së u shpreh se ai ka biseduar me Xhafajn në lidhje me këtë operacionin ku 44 persona, përfshirë edhe dy deputetë të PS-së u arrestuan, dhe bëri të ditur se Fatmir Xhafaj i kishte pranuar në bisedë se kishte disa parregullsi të policisë.

“Kam bisedu me Fatmir Xhafajn dhe ka ra dakord me disa veprime të parregullta të policisë në rastin e arrestimit, ose në ato skemat e nxjerrjes para kamerave…”, tha ai duke theksuar se i gjithë grupi Parlamentar i PS-së kishte respekt për Ndokën dhe Çukon.

“Dy djem shumë të mirë, me të cilët jo vetëm unë por gjithë Grupi Parlamentar i PS-së ka resekt”, u shpreh Pjerin Ndreu.

I pyetur nëse me deklaratat e tij po ndikonte drejtësinë për dy ish-deputetët, Pjerin Ndreu, u shpreh se ai nuk intimidonte askënd, por si ekspert i fushës, me aq prova sa kanë dalë deri tani arrestimi i tyre është skandaloz.

“Nuk intimidoj askënd, se nuk intimidohet as gjykata as prokuroria me çfarë them unë, unë jam ekspert i fushës, me kaq sa kam lexuar është skandaloze, nëse ka prova tjera, të shohim…”, u përgjigj ai.

Sa i takon arsyeve mbi dorëheqjën e Fatmir Xhafës nga posti I ministrit, Pjerin Ndreu u shpreh se këtë e dinte vetë Xhafaj

“Nuk di fare, këtë e di vetëm zoti Xhafaj. Unë kam respekt personalisht për zotin Xhafaj, për një sjellje serioze, për organizzimin e një punë serioze, që i dha më shumë seriozitet atij dikasteri”, deklaroi deputeti i PS-së. (B./Faxweb)

Intervista e plotë:

(B.H/Faxweb)

Etiketa: pjerin ndreu
Pas

Shpërndanin drogëra të forta, arrestohen në flagrancë tre persona (Emrat)

Para

Konferenca për shtyp e Tahirit, Bardhi: Doli për të shpëlarë veten nga akuzat, ja çfarë tha realisht drejtësia italiane

Para
Konferenca për shtyp e Tahirit, Bardhi: Doli për të shpëlarë veten nga akuzat, ja çfarë tha realisht drejtësia italiane

Konferenca për shtyp e Tahirit, Bardhi: Doli për të shpëlarë veten nga akuzat, ja çfarë tha realisht drejtësia italiane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali nisi vizitën zyrtare në Bullgari me takimin me Kryeministrin Jeliazkov: Bullgaria mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, reagon Erion Veliaj

Vatikani i gatshëm të organizojë bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që e konstatuan në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, procedohet penalisht 38-vjeçari

Dekreti i ri i Putinit: Të huajt rekrutohen në ushtrinë dhe inteligjencën ruse

Gjykata më e lartë për të drejtat e njeriut shpall Rusinë fajtore për mizori në Ukrainë

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e PE: Mbështetje për rrugën evropiane të Shqipërisë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gjergj Cukalin dhe grupin kriminal

Komisioni Evropian vlerëson progresin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit, në kuadër të reformave të vazhdueshme në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Sanxhak, 62-vjeçari denoncon largimin e të fejuarës së djalit të tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.