08:26 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konferenca për shtyp e Tahirit, Bardhi: Doli për të shpëlarë veten nga akuzat, ja çfarë tha realisht drejtësia italiane

17:49 | 01/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konferenca për shtyp e Tahirit, Bardhi: Doli për të shpëlarë veten nga akuzat, ja çfarë tha realisht drejtësia italiane

Këshilltari ligjor në Partinë Demokratike Gazment Bardhi, i ftuar në studion e televizionit Fax News, ka folur rreth konferencës për shtyp të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Sipas tij, “Saimir Tahiri doli sot për të shpëlarë veten nga akuzat, një skenar i përgatitur me Edi Ramën”.

Bardhi u shpreh se Tahiri nuk ka kryer krime në Itali, por në Shqipëri, dhe ka një sërë akuzash nga Prokuroria shqiptare.

“Ai është dalë i pafajshëm në Itali, por kjo nuk vlen për autoritetet shqiptare, pasi ai akuzohet nga prokuoria shqiptare për veprimtarinë e tij si ministër në Shqipëri. Pasi akuzohet se i ka vënë në dispozicion policinë, makinën e tij dhe skafin e tij personal bandës së Habilajve, që të mos ndaloheshin”, – tha Bardhi.

Më tej zyrtari demokrat u shpreh se Tahiri në konferencën tha të njëjtat gjëra që kishte thënë 3 vite më parë kur do të akuzohej së pari, por nuk tha asgjë lidhur me hetimet e prokurorisë sonë, e cila po verifikon rolin e Tahirit si ish-ministër i Brendshëm.

“Ajo që ka thënë drejtësia italiane është se Saimir Tahiri ka ndihmuar grupin kriminal, por nuk e ka kryer në Itali por në Shqipëri. Këtë ka thënë drejtësia italiane, dhe tani ia ka lënë në dorë drejtësisë shqiptare, sepse Italia nuk mund të hetojë veprimtarinë e Tahirit në Shqipëri”, sqaroi Bardhi.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Pjerin Ndreu: Jam betuar se nuk merrem me Berishën. Xhafaj më ka pranuar disa parregullsi, arsyet e dorëheqjes…

Para

Kapet me 500 gramë kokainë shqiptari në Itali, e kishte fshehur në një zarf brenda makinës

Para
I sekuestrohen 5 kilogram kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Kapet me 500 gramë kokainë shqiptari në Itali, e kishte fshehur në një zarf brenda makinës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.