Në vrasjen e minoritarit grek, 35-vjeçarit Kostantinos Katsifa në fshatin Bularat nga forcat RENEA janë përfshirë edhe tifozët e skuadrës serbe të Partizanit të Beogradit. Gjatë ndeshjes së skuadrës së zemrës me skuadrën e Çukariçkit, ata kanë shpalosur një banderolë në nder të të ndjerit Katsifaj.
Grupi i tifozëve “Grobari” ka mbështetur haour minoritarin grek, duke shtuar akoma më shumë tensionoin.
“Kacifas, grek, ose i vdekur”, shkruhej në banderolën e tyre.
Gjatë javës së fundit në Athinë janë regjistruar thuajse cdo ditë protesta dhe episode të djegies së flamujve kuqezi. Gjithashtu para dy ditësh kishte edhe një alarm për bombë në ambasadën shqiptare, ndërsa sot zv/ ministri i Jashtëm grek tha se zbardhja e vrasjes së Katsifas është test për negociatat mes dy vendeve.
(J.D/Faxweb.al)