Maulana Sami ul Haq, njohur si babai i talebanëve, është ekzekutuar në shtëpinë e tij, i masakruar me thikë në vendbanimin e tij në Raëalpindi (Pakistan), thotë familja.
Djali i tij Maulana Hamidul Haq tha se udhëheqësi fetar ishte therur për vdekje në dhomën e tij pasi kishte planifikuar të merrte pjesë në një protestë por për shkak të bllokimit të rrugës ishte kthyer dhe kishte shkuar në shtëpi për shkak të moshës, shkruajnë mediat e huaja.
“Babai im nuk mund të bashkohet me protestën në Islamabad për shkak të bllokimit të rrugës dhe u kthye në shtëpinë e tij për pushim për shkak të moshës së tij të vjetër”, tha ai. Por shoferi I tij pasi kishte dalë për rreth ghjysë ore, e kishte gjetur të vdekur kur ishte kthyer në shtëpi.
Sami ul-Haq i njohur si ‘“Babai i Talebanëve”, pasi universiteti i tij ndihmoi në nisjen e lëvizjes islamike. (B.H/Faxweb)