Nënkryetari Partisë Demokratike, njëherësh nënkryetari i Parlamentit si përfaqësues i opozitës, ka reaguar pas një kronike televizive, në të cilën, fermerët e Stërblevës në Librazhd, kërkonin ndërhyrjen e qeverisë për shkak se po u shkon prodhimi dëm.
Pas kësaj ka reaguar Edi Paloka, i cili ironizon me kryeministrin Rama, ndërsa shkruan se ndërsa fermerët kërkojnë ndihmë, thotë se kryeministri do të shkojë e tu premtojë ndërtimin e një aeroporti. Duke hequr kështu paralelen me Aeroportin e Kukësit, për të cilin kryeministri Rama vijon të premtojë sa herë që flitet për Kukësin.
Postimi i Palokës:
Pashe nje kronike ku fermeret e Sterbleves kerkonin ndihme urgjente nga qeveria se po ju shkonte dem prodhimi i patates dhe rrezikonin te mbeteshin pa te ardhura sa mund te mos kalonin as dimrin…
Shihni kur te shkoj Rama e t’ju ndertoj aeroport.
(B.B/ Faxweb.al)