Një aksident më sohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një motor ka dalë nga rruga duke u përplasur.
Si pasojë e aksident, mësohet se drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga dretjuesi i motorit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan -Peqin, në fshatin Bradashesh, motorçikleta tip “Honda” me drejtues shtetasin F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Bradashesh Elbasan, ka humbur kontrollin e drejtimit, dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi
I dëmtuari u transportua në Spitalit e Elbasanit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit
(B.B/ Faxweb.al)